ShowBiz

Shtyhet dasma, çifti i njohur në krizë..

Aktori i njohur turk Can Yaman dhe moderatorja simpatike italiane Diletta Leota duket se janë duke përjetuar një krizë në raportin e tyre.

Aktori i propozoi moderatores për martesë, por duket se dasma e tyre do të shtyhet, pasi mes tyre diçka ka ndodhur.

Can është zhdukur nga rrjetet sociale duke mbyllur instagramin, ndërsa Diletta është shfaqur në ekran pa unazën e famshme të propozimit.

Madje kur është pyetur lidhur me aktorin, ajo ka preferuar të heshtë, duke mos dhënë asnjë përgjigje.

Kujtojmë se ata të dy janë bashkë prej pak kohësh dhe së fundmi Can I kishte propozuar moderatores italiane për martesë.

Thuhej se ata të dy ishin duke u përgatitur për ceremoninë, por duket se moderatorja nuk është ende gati dhe mendohet se dasma thjesht mund të jetë shtyrë.

Link: https://www.instagram.com/p/CLEpwqPLPVd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNRvdBwLb50/