Lifestyle

Si do të shkojë fundjava…, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Të lindurit në shenjën e dashit duhet të mundohen të jenë të qetë këtë fundjavë. Gjatë ditës mund të ndiheni mjaftueshëm të lodhur, por acarimi i grumbulluar në këtë periudhë është shumë i madh. Është momenti që të këshilloheni pak më shumë me të tjerët.

Demi

Në këtë ditë mund ti dedikoheni dashurisë dhe të përfitoni nga ky qiell i favorshëm. Të rejat në punë janë të pakta për shkak të Saturnit që është në një pozicion jo të favorshëm, por duhet të bëni durim.

Binjakët

Binjakët mund të mbështeten sot tek hëna në një pozicion të favorshëm. Kreativiteti nuk ju mungon, gjithashtu edhe dëshira për të hyrë në lojë. Duhet të jeni optimist pasi në muajin e ardhshëm do të realizoni gjëra të mëdha. Në dashuri situata është shumë e favorshme.

Gaforrja

Të lindur nën shenjën e Gaforres duhet të impenjohen për të kaluar vështirësitë e momentit. Do të keni një vështirësi sa i takon financave, por të paktën në fushën e ndjenjave çdo gjë do të shkojnë mirë dhe do t’ju sjellë sërish humorin e mirë.

Luani

Luanët do të jenë disi nervozë sot dhe periudha në vijim nuk do të jetë ndër më të mirat. Në punë do të ndiheni të pavlerësuar, ndërsa në dashuri duhet të bëni kujdes sepse rrezikohen ndarje dhe ftohje të raportit. Këto janë ditë të vështirë  por jo të pa përballueshme për një shenjë të guximshme si ju.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës është pak pa humor kohët e fundit. Por nga e dita e dielë mund ta rimarin veten. Duke nisur nga data 19 prill, Dielli, Mërkuri dhe Afërdita do të jenë në anën tuaj dhe do të rimerni në dorë kontrollin e shumë gjërave.

Peshorja

Shenja e Peshores nga nesër e deri në fund të muajit do të ketë mundësi të reja për ti kapur nxitimthi. Javët e kaluara kanë qenë disi zhgënjyese, por tani e tutje do ti jepni jetë një ideje dhe më në fund ta vendosni në praktikë.

Akrepi

Shënja e Akrepit ka përballë dy ditë në të cilat do të mund të kalojnë çdo vështirësi në nivelin profesional. Falë intuitës do të zgjidhni një situatë të vështirë. Në dashuri jo gjithçka shkon mirë dhe rrezikoni të keni keqkuptime.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit do të shohin përreth për të kërkuar mundësi të reja. Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë për mirë dhe do të dilni nga një periudhë e vështirë duke rifituar forcën dhe qetësinë e brendshme.

Bricjapi

Bricjapët sot do të ndihen shumë nervoz për shkak të hënës në favor jo të përshtatshëm. Evitoni debatet dhe kontradiktat dhe flisni vetëm nëse është e nevojshme. Sot do të ndieni nevojën për të rifituar energjitë në çdo aspekt kështu që këtë fundjavë përpiquni të çlodheni.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e ujorit duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi njerëzve të dashur. Në këtë periudhë do të kërkoni stimuj të rinj. Kush kërkon një konfirmim do të ketë vështirësi për ta marrë, por bëni durim edhe pse për ju të rrini dhe të prisni është pak e vështirë.

Peshqit

Do t’ju kthehet dëshira për të dashuruar dhe për t’u rikthyer në lojë. Duhet të jeni të qetë pasi yjet në përgjithësi favorizojnë lidhjet dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të qetë dhe nëse keni kaluar një krizë të vogël tashmë do ta kaloni.

Link: https://www.today.it/donna/trend/oroscopo-paolo-fox-oggi-17-aprile-2021.html/pag/3

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/1oo_PSe024s