Pak kohë më parë Arjon Luli një prej djemve të “Përputhen” shkaktoi një rrëmujë të vërtetë në rrjet me postimin e një fotoje në shtrat me Anën.
Ai pretendonte se kishin një lidhje bashkë dhe se foton e publikoi për të nxjerrë fytyrën e saj të vërtetë.
Ana ndërkaq e ka mohuar me forcë lidhjen me Arjonin duke tregur se kishte shkruar në shtëpinë e tij për ti çuar një ilaç pasi jetojnë afër dhe ai i kishte thënë se ishte pa qejf, më pas nga lodhja e kishte zënë gjumi.
Ana madje nisi edhe një proces gjyqësor ndaj Arjonit për të cilin ish konkurenti ka folur për herë të parë në studion e “Shqipëria Live”
Ai tha se procesi nuk ka pasur zhvillime, janë bërë ndjekjet e para, ai është thirrur për të dhënë dëshminë, por ka mbetur aty, pasi sipas ekspertëve nuk ka elementë për një vepër penale.
E pyetur nga moderatorja nëse është penduar për atë që bëri, ai tha se për gjestin po është penduar, por jo për personin kundrejt të cilit e bëri.
Aktualisht Arjoni është në një lidhje me Serena Sulën dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë në rrjetet sociale momente intime së bashku.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=BZyPqgg3Ozg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL2CM2RlZPm/
https://www.instagram.com/p/CID7O6LFlMjLW4i-hY0DLtaRvko92Tw1mOhzps0/