ShowBiz

Zbulohet arsyeja e ndarjes, ja përse i dhanë fund Ana dhe Arsimi

Ana dhe Arsimi dy ish konkurentë të “Përputhen”, patën një lidhje të shkurtër bashkë pasi dolën nga spektakli.

Ata të dy qëndruan gati dy muaj bashkë, por duket se tashmë i kanë dhënë fund dhe Prive ka zbuluar arsyen.

Gjithçka ndodhi pas një zënke në distancë gjatë kohës që Arsimi ka qenë në Zvicër, ndërsa Ana në Tiranë.

Që diçka kishte ndodhur mes tyre kjo u duk që në reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Kur Ana u pyet nga ndjekësit nëse është e dashuruar apo jo, ajo u përgjigj se nuk e dinte tamam, ndoshta edhe ishte.

Ndërsa Arsimi menjëherë pas kësaj deklarate të saj, postoi në instagram një status me një çmim Oscar, drejtuar njerëzve që ju fillon emrin me A dhe që sipas tij janë njerëz të rremë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=i007nJhDo3Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK_UPeMlEX9/

https://www.instagram.com/p/CNQcpqjpVefrk0ddXoYj81xi9T3NseS198gatk0/