ShowBiz

‘Çdo ditë ma bën më të bukur’, arsyeja pse Jonida dëshiron ta ndalojë kohën

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi pak kohë më parë u bënë prindër. Çiftin zoti i bekoi me ardhjen në jetë të Emit.

Që nga ajo ditë kanë kaluar plot 10 muaj  dhe prindërit e të voglës akoma se besojnë.

Jonida së fundmi me një postim në rrjete sociale ka treguar se ditët po fluturojnë shumë shpejt dhe Emi brenda pak kohësh nuk do jetë më një vogëlushe.

“Sa shpejt po rritesh o jeta mamës!
E çdo ditë po ma bën edhe më të bukur se e djeshmja dhe në sfond janë fotot e këndshme të Emit.

Me siguri si çdo prind Jonida dëshiron që ta ndalë kohën dhe ti gëzohet këtyre momenteve.

Besniku dhe Jonida kanë treguar se nuk e kanë problem që ta ekspozojnë të bijën në rrjet sociale dhe si pasojë kanë vendosur ta shijojnë këtë moment në të gjitha format.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNze3tisB5q/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/