Rozana Radi është një nga personazhet më të komentuara në botën e mediave rozë.
Këngëtarja prej vitesh ka qenë në një lidhje të cilën asnjëherë nuk ka dashur të japë detaje mbi të.
Jeta e saj private duket se do të mbetet gjithmonë e tillë pasi ajo do që të vlerësohet për atë që ka punuar dhe jo për dashuri.
Rozi ka treguar dhe më herët genet e saj prej artistje. Gjatë emisionit me mikeshën e saj, Rozi bën shpesh batuta që lidhen me situatat aktuale në vendin tonë.
Deklarata e saj e fundit duket se ka futur në dyshime ndjekësit të cilët mendonin se lidhja e saj po shkonte shumë mirë.
“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana.
Fiori e pyet se si ndodhi kjo?
Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”
Me siguri Rozi si aktore që është thjeshtë trazoi ujrat por kjo nuk do të thotë se marrdhënia e saj mund të ketë përfunduar.
Linku: https://www.instagram.com/tv/CNxPmrtB-7w/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rozana_radi/