ShowBiz

‘Më futi duart në gjoks’, këngëtarja shqiptare ndan momentin e sikletshëm gjatë karrierës

Këngëtarja e njohur Maya së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Expuls’. Ajo ka një jetë në skenë dhe normalisht historitë dhe kujtimet gazmore dhe jo vetëm që ka nga performancat janë të panumërta.

Gjatë intervistës Maya ka ndarë një pjesë të eksperiencave gazmore të saj.

Pandemia thuhet se ka ndërprerë të gjith aktivitetet e këngëtarëve mirpo Maya na la të kuptohej se gjatë kohës mund të jetë bërë ndonjë dasmë dhe me sa kuptuam këngëtarja paska qenë e ftuar për të kënduar.

Ajo nuk ka dashur të japë më shumë detaje dhe ka thënë këto gjëra nuk tregohen.

Një histori tjetër që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një moment nga një dasmë.

“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat.”– u shpreh Maya.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9KnIepDnhoQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlWPZsFgIu9/?utm_source=ig_web_copy_link