Mevlani dhe Lediana duket se shumë shpejt do të dalin si çift nga emisioni.
Mevlani pas surprizës që i bëri Ledianës në studio bëri një deklaratë që i habiti disi kandidatët dhe që la të kuptohej se shumë shpejt ata mund të dalin përfundimisht nga ky emision.
Ai tha se tashmë kësaj gjëje po i vjen fundi dhe është më mirë që ata të dy të njihen jashtë kamerave.
Këtë ide e ka mbështetur edhe Lediana e cila shpesh herë është shprehur e ngurtë duke mos qenë gjithmonë vetvetja në prani të kamerave.
Megjithatë ata ende nuk e kanë vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjnë dhe kjo mbetet për t’u parë në vijim.
Link: https://www.instagram.com/p/CN5VITahIJL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNzJKXmhras/