Mbretëresha Elizabeth sot feston ditëlindjen e saj të 95 dhe ky përvjetor e ka gjetur atë me një humbje të madhe.
Ndarja nga jeta e partnerit Philip ka bërë që kjo datë e shënuar për të të kalojë pa ndonjë ceremoni speciale.
Elizabeth ka vendosur që të thyejë heshtjen me një status.
“Me rastin e ditëlindjes sime të 95-të, kam marrë shumë mesazhe dhe urime, një fakt që e vlerësoj në mënyrë të paimagjinueshme. Në një kohë kur ne si familje po kalojmë një kohë trishtimi të madh, është një ngushëllim për ne të shohim dhe dëgjojmë fjalët ndaj burrit tim si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Komonuelth si dhe në të gjithë botën. Familja ime dhe unë dua të ju falënderoj për mbështetjen dhe mirësinë që na keni treguar gjatë ditëve të fundit. Ne u prekëm thellë dhe kjo na kujton se sa ndikim kishte Filipi në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij “.
Linku:https://twitter.com/RoyalFamily/status/1384824648693604356/photo/1
Burimi i fotos: https://www.straitstimes.com/