Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysman do të bëhen prindër për herë të dytë.
Ata janë në pritje të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Alina.
Almeda është në ditët e fundit të shtatëzanisë dhe aktualisht ka nisur përgatitjet për dhomën e vogëlushes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në instagram një video ku shohim dy persona që po përgatisin dhomën për të mirëpritur vajzën.
Almeda dhe aktori turk u bënë prindër për herë të parë përpara dy vitesh me ardhjen në jetë të vogëlushit Efehan, ndërsa lidhën kurorë 4 vite më parë me një ceremoni madhështore në Los Angeles.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLCgiG-FX3U/