Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi është mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here ndan me ndjekësit e saj detaje nga jeta private.
Ajo ka vendosur së fundmi t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët e kanë pyetur ndër të tjera nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë.
Moderatorja ka zbuluar se ende nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje dhe se është origjinale.
Rozi ka zbuluar gjithashtu se së fundmi ka ndryshuar stil duke u përdorur kryesisht atlete në vend të takave dhe që prej atij momenti ndihet shumë më mirë dhe më rehat.
Link: https://www.instagram.com/rozana_radi/
Burimi i fotos: