ShowBiz

Tentuan ti vjedhin instagramin, reagon publikisht Fifi

Këngëtarja Fifi ka zbuluar me anë të një story në instagram se dikush ka tentuar ti vjedhë instagramin.

Ajo ka zbuluar se persona nga Kosova e Serbia kanë tentuar që të hyjnë në instagramin e saj, por këngëtarja e ka siguruar aq mirë saqë ata e kanë pasur të pamundur.

“Kush po don me ma vjedh instagramin kush..”, shkruan ajo krahas fotos ku shohim se disa persona kanë tentuar të logohen në profilin e saj.

Kujtojmë se personazhe të njohur kanë rënë shpesh herë pre e hakerimit të llogarive personale në instagram apo facebook, por duket se këngëtarja ka shpëtuar dhe ka rezultuar me fat.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH8pVOnHOun/