ShowBiz

Gjëra +18 në studion e “Përputhen”, Atdheu zbulon çfarë i thotë Antonelës

Që prej rikthimit të Atdheut në “Përputhen” dhe sqarimit me Antonelën, ata të dy janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri tjetrin si në studio ashtu edhe në prapaskenë.

Antonela tha atëherë se ka pasur gjithmonë një pëlqim për Atdheun dhe në takimin 4 minutësh në studio, ata i kërkuan falje njëri tjetrit.

Ndërkohë autorja e programit ka zbuluar se gjatë emisionit të sotëm Atdheu dhe Antonela kanë patur një ngacmim tjetër dhe Atdheu dëgjohet ti thotë Antonelës nëse dëshiron t’ja thotë këtë fjalë në vesh.

Ajo pranon dhe Atdheu ngrihet i afrohet dhe diçka i pëshpërit në vesh.

Më pas Antonela shpërthen në të qeshura, ndërsa Olsa ka publikuar këtë moment dhe krahas videos shkruan: “Çfarë i thotë vallë në vesh Atdheu, Antonelës.

Atdheu e ka ripostuar këtë video dhe përgjigjet se i ka pëshpëritur në vesh gjëra +18.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COAz5c7Lxc8/