Gjatë takimit të Atdheut me Antonelën, një mesazh që i erdhi Atdheut prishi shumë punë mes tyre.
Dikush i shkruante Atdheut “Më mungon”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Këtë mesazh e pa shkarazi edhe Antonela e cila u ndie e ofenduar dhe me lot në sy është larguar nga takimi.
Gjatë pasdites së sotme, Atdheu ka sqaruar mesazhin, ndërsa ka zbuluar se nga kush i ka ardhur.
Ai ka treguar përpara kamerës se mesazhi i ka ardhur nga e ëma, duke sqaruar gjithë situatën e krijuar.
Nga ana tjetër Antonela pasi është sqaruar i ka kërkuar të falur Atdheut dhe më pas kanë realizuar një takim bashkë.
Link: https://www.instagram.com/p/COBCndIhA-G/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/