Moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar me anë të disa videove rutinën e saj të përkujdesjes për fytyrën si dhe linjën e produkteve që po përdor aktualisht.
Por ndër mesazhet e shumta që i kanë dërguar është edhe dikush që e këshillon të rregullojë dhëmbët, pasi nuk shkon që të ketë dhëmbë të tillë duke qenë personazh publik.
Moderatorja ka kërkuar ndihmën e fansave duke i pyetur nëse duhet ti bëjë apo jo dhe shumica e kanë sugjeruar që të mos i prekë.
Më pas ajo ka pyetur edhe partnerin i cili i thotë që nuk ka përse ti rregullojë.
Moderatorja e ka marrë me sportivitet faktin që dikush nuk i pëlqen dhëmbët e saj dhe më pas me humor dëgjohet ti thotë partnerit se po i kërkojnë që ti bëjë dhëmbët si të Eduardit.
Rregjisori ndërkohë dëgjohet të thotë se atij ja ka falur Zoti dhëmbët e bukur.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIQSirjAVzi/