Mexosopranoja e njohur Christa Ludwig , ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare lajmi u konfirmua nga familjarët e saj.
Mexosopranoja, u lind në Berlin dhe jetonte në periferi të Vjenës.
Këngëtarja operistike, u nderua me titullin ‘Legjioni i Nderit’ në 2010 për të gjithë karrierën e saj operistike.
Hyri në Operën e Vjenës në 1955 dhe interpretoi në Festivalin e Salzburgut nën drejtimin e Karl Boehm.
Pas një martese të parë me bas-baritonin austriak Walter Berry, në 1972 ajo u martua me aktorin dhe regjisorin francez Paul-Emile Deiber, i cili vdiq në 2011.
Ludwig vinte nga një familje artistësh, babai i saj ishte tenor dhe drejtoi gjithashtu në shtëpinë e operës lokale. Nëna e saj ishte një mexosoprano.
Linku: https://www.bbc.com/news/world-europe-56882250
Burimi i fotos: https://unsplash.com/