ShowBiz

Ish bashkëshorti feston ditëlindjen, Rudina nuk mungon me një urim special

Ish bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe një urim special nuk mund të mungojnë nga vetë aktorja.

Ajo ka ndarë në instastory një foto të tij me të bijën krahas së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babo”, një urim që e ka ndarë edhe vetë Aleksi në instagramin e tij.

Kujtojmë se ata të dy u ndanë rreth një vit e gjysmë më parë, por vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.

Shpesh herë i shohim teksa ndajnë kohë së bashku, ndërsa janë gjithmonë pranë njëri tjetrit sa herë vogëlushja Viktoria ka një eveniment të rëndësishëm.

Rudina u martua në fillim të këtij viti me ish deputetin Mark Froku me të cilin e shohim të ndajë shpesh foto dhe video në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIjIq-kBfLa/