ShowBiz

Kur Bearti ishte një fëmijë, as që ju shkon ndërmend si dukej dikur

Bearti është një prej personazheve që është vënë me shumë se kushdo tjetër në qendër të vëmendjes.

Pasi u bë i njohur prej “Përputhen”, ai u bë personazhi më i përfolur pas zbulimit të lidhjes me Tean, ndërsa kjo e fundit kishte dalë nga emisioni e përputhur me Andin.

Më pas ata e pranuan publikisht lidhjen dhe shpesh herë i pamë duke postuar foto dhe video së bashku.

Por vetëm pak kohë pas bërjes publike, ata të dy vendosën ti japin fund lidhjes dhe motiv sipas Teas ishte xhelozia e Beartit.

Ndërkohë ky i fundit pasi dha versionin e tij të ngjarjes, tha se nuk do të ketë më kthim mbrapa dhe së fundmi e kemi parë shpesh aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka vendosur të postojë një foto nga fëmijëria, pasi kërkesës së një prej fansave.

Bearti duket një fëmijë shumë i këndshëm ndërsa është në një rrethore për fëmijë.

Fotoja është bërë kur ai ishte shumë i vogël, ndoshta pa mbushur një vit.

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHihdVKA4Fl/