ShowBiz

Pas thashethemeve për një lidhje të re, moderatorja shpërthen ndaj mediave

Moderatorja Diletta Leota ka shpërthyer ashpër ndaj mediave pas lajmeve të publikuara për një lidhje të re të saj pas ndarjes nga aktori turk.

Thashethemet lindën pasi aktori i njohur mbylli instagramin dhe vendosi të zhdukej nga rrjetet sociale për pak kohë.

Gjithashtu një dalje e saj publike pa unazën e fejesës bëri që të shtoheshin edhe më shumë thashethemet për një ndarje mes tyre.

Moderatorja vendosi fillimisht ti injoronte zërat, më pas në një intervistë tha se ata të dy nuk janë ndarë, ndërsa tani që u përfol për një lidhje të re me djalin e presidentit të Romës ajo ka vendosur të thyejë heshtjen.

Në një status të gjatë, ajo ka folur me tone të ashpra për të gjitha lajmet e pavërteta që qarkullojnë së fundmi për të dhe që sipas saj bëhen vetëm për disa klikime më tepër.

Ajo konfirmoi se nuk është ndarë nga aktori dhe se të dalësh me një mik nuk do të thotë që ai të jetë patjetër i dashuri yt i ri.

Diletta ka gjetur shumë mbështetje nga fansa dhe miq të saj të cilët e kanë mirëkuptuar dhe kanë vendosur ti qëndrojnë pranë në këto momente duke e mbështetur moralisht.

Krahas komenteve shohim gjithashtu edhe një zemër nga aktori i njohur i cili mesa duket është rikthyer sërish në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/p/COK_wHprsyU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNRvdBwLb50/