Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër të një djali rreth një muaj e gjysmë më parë.
Ata e quajnë vogëlushin Sky Blue dhe që në momentin e parë e zbuluan portretin e tij.
Së fundmi modelja ka ndarë me ndjekësit disa video shumë të këndshme të vogëlushit i cili po rritet dhe po zbukurohet gjithnjë e më shumë.
Vogëlushi bën 6 javësh sot dhe modelja ka postuar një video ku Sky shihet i veshur me paliçeta xhins dhe një bluzë me vija.
Më pas vogëlushi ka dalë xhiro me mamin dhe Afërdita ka ndarë disa momente shumë të këndshme nga shëtitja e tyre.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNQKYRPpSph/