Komiteti Teknik i ekspertëve ka komunikuar në një konferencën për shtyp situatën në vend prej COVID-19.
Ata e kanë konsideruar situatën të qëndrueshme , ndërsa kanë rekomanduar rikthimin në klasa të gjimnazistëve.
Sipas ekspertëve mesatarja e rasteve ka rënë në 135, ndërsa numri i fataliteteve ka mbetur i njëjtë.
Aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme, por me një tendencë të lehtë në rritje.
Vaksinimi ka ecur me ritme të kënaqshme dhe ka përfunduar aktualisht vaksinimi në dy doza të grupit të riskut siç janë mjekët.
Ndërkohë nuk është diskutuar ndryshim në orarin e lëvizjes i cili do të jetë po njësoj si deri tani, ku nuk lejohet lëvizja pas orës 22 të mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aW41t1pq7to
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=aW41t1pq7to