Arjola Demiri shpesh na përditëson me të rejat më të fundit nga jeta e saj dhe e familjes.
Së fundmi Arjola është ndeshur me disa komente negative për vajzat e saj.
Një nga ndjekësit i shkruan: Si ka mundësi i ke vajzat kaq të shëmtuar dhe nuk të kanë ngjarë fare.
Ajo ka vendosur që këtë përgjigjie ta japë njëra nga vajzat e saj dhe mesazhi ka qenë tepër i goditur.
Me një çakmak të ndezur, Alesia thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.
Më pas ajo vazhdon: “Kush të pyeti? Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!”
Linku: https://www.instagram.com/stories/arjolademiri/2562065411194959180/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arjolademiri/