ShowBiz

Kur Dua Lipa ishte 15 vjeç, këngëtarja zbulon si dukej 11 vite më parë

Dua Lipa është sot një prej këngëtareve më të famshme shqiptare në botë.

Ajo ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të fundit, ndërsa numëron shumë çmime Grammy duke u renditur kështu në një prej këngëtareve më të suksesshme të momentit.

Këngëtarja ndërkohë është bërë nostalgjike për kohën e kaluar duke zbuluar me anë të disa fotove si dukej dikur kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo ka postuar në instastory disa foto nga periudha e adoleshencës ku e shohim me flokë të gjata dhe shumë të ëmbël në fytyrë.

Këto foto janë bërë 11 vite më parë dhe këngëtarja vazhdon të ruajë të njëjtat tipare të ëmbla si atëherë.

Link: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMNJSAMJQB/