ShowBiz

Largoni llumin nga ekranet, Elgit Doda reagon ashpër ndaj Për’Puthen

Elgiti është një nga kantautorët më të spikatur të estradës sonë.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tij personale.

Pak orë më parë Elgiti është revoltuar me mënyrën se si funksionojnë gjërat në tregun e muzikës.

Këngëtari ka ardhur me dy thirrje të forta ku njërën ia drejton Edi Ramës ku i kërkon që të ndërrojnë vendet për dy ditë në mënyrë që të rregullojë disa gjëra në vendin tonë.

Elgiti është acaruar nga konkurrentët e ‘PërPuthen’ dhe projektet që po lançojnë së fundmi që sipas tij janë thjesht llumi i shoqërisën dhe nuk e meritojnë këtë vëmendje nga asnjë televizion.

Thirrjen e dytë Elgiti e ka për produksionin e PërPuthen.

A mund të seleksiononi personat që marrin pjesë në emision dhe mos të na sjellni llumin e shoqërisë që mendon se me një dalje mund të arrijnë gjithçka. Iu lutem.

Linku: https://www.instagram.com/stories/elgitdoda/2562814341939196438/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elgitdoda/