ShowBiz

Artisti i njohur shqiptar nga shtrati i spitalit i bën dedikimin rrënqethës të bijës së ndjerë

Artisti i njohur Çun Lajçi nga shtrati i spitalit ku është prej kohësh i infektuar me Covid ka bërë një dedikim rrënqethës për të bijën e ndjerë.
Aktori në pamundësi për tu ngritur nga shtrati për ti dërguar lule tek varri të bijës, i shkruan këto fjalë.

‘Gëzuar me ëngjëjt
A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukulozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!
E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?
Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!
Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall, thashë) e turr n’Prishtinë, me u pa me Leartin, Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!
M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!
Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap me festua ditëlindjen me ëngjëj, por edhe me zemrat tona, se aty ke me i pasë, e prap se prap, larg do t’jemi, larg!
Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit t’Valterit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s
Harrova me t’kallxu: Njeni n’vend t’dëshrimit për sherim, kishte shkretnua krejt;ngushëlllime familjes kishte shkru!
Ia fala, se ndoshta s’e kishte me qëllim garipi e vetëm qesha me za!
Hej
Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’asht rikthye virusi për të tretën herë!
Veç n’qoftë indiani thash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani i Krajës!
Pulmologji, 02.05.2021’- shkruan Lajçi.


Linku: https://www.facebook.com/qunlajqii
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/qunlajqii