Aktorja Olympia Dukakis është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vëllai i saj, Apollo Dukakis.
Dukakis në moshën 56-vjeçare u nderua për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’.
Aktorja e filloi karrierën e aktrimit në skenë ku bëri debutimin e saj në Broadëay në “The Aspern Paper” në 1962. Performanca e parë televizive erdhi të njëjtin vit në episodet e “The Nursers” dhe “Dr. Kildare”, dhe talenti i saj ishte në vëmendje kryesisht deri në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.
Ajo ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bostonit. Aktorja u bë shumë e njohur për rolet e saj të spikatura në filma të tillë si: “Mr. Holland’s Opus”, “Steel Magnolias”, “Moonstruck”.
Ajo dhe partneri i saj Zorich kishin tre fëmijë – Christina, Peter dhe Stefan. Ata vendosën se ishte shumë e vështirë për të rritur fëmijët në New York me të ardhura të kufizuara, kështu që e zhvendosën familjen në një shtëpi shekullore në Montclair, një periferi e New York në New Jersey.
Linku: https://www.npr.org/2021/05/01/992761409/olympia-dukakis-oscar-winning-moonstruck-star-dies-at-89
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/photos/?q=Olympia%20Dukakis&sde