ShowBiz

“Dobësohu që burri mos shkojë pas të tjerave…”, Sara i mbyll gojën komentueses

Blogerja Sara Karaj ndodhet aktualisht me pushime në Dubai nga ku ka postuar foto të ndryshme teksa pozon me bikini.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë disa muaj më parë dhe pavarësisht se mund të mos jetë në formën e saj më të mirë nuk e ka aspak problem të pozojë ashtu siç është.

Por duket se fotot e saj me bikini janë bërë objekt bisede dhe komentesh për disa komentues.

Një prej të cilave e ka këshilluar Sarën që të merret me aktivitet fizik për t’u përmirësuar dhe ajo i është përgjigjur se bën aktivitet fizik dhe se ndihet e përmirësuar dhe shumë mirë.

Por komentuesja ka vijuar më tej duke i thënë Sarës se shpreson që edhe burri i saj të ndihet po kaq mirë dhe mos të mërzitet pas ca kohësh e të shkojë mbrapa gocave me trup më të përmirësuar.

Sara nuk ka ndenjur në heshtje përballë një komenti të tillë duke i kthyer komentueses përgjigjen e merituar.

“Burri im s’është trupeshk si ti që ti mendojë këto, kështu që pa merak e di që se kupton se ti mesa duket qenke kategoria e vajzave që do të bësh për vete një çun me trupin, por më ler të të hap sytë dhe të them që ku je e realizuar vetë, mashkulli që ke në krah të vlerëson për gjëra të tjera më kuptimplota, mbase e kupton një ditë dhe do jesh me pushime me lekët e tua jo të një çuni që do mundohesh ta bësh për vete me trupin tënd fantastik”, është përgjigjur ajo, ndërsa ka ndezur debatin mes ndjekësve në instagramin e saj lidhur me këtë çështje.

Link: https://www.instagram.com/p/COcyk9SBeLh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK_97TyBlGc/