Ermal Fejzullahu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Ndrrimin e Natës’. Këngëtari i njohur gjatë intervistës ka ndarë disa momente të sikletshme nga jeta e tij.
Ermalin dikush e ka telefonuar për ta ngushëlluar për të atin Sabri Fejzullahun dhe ky padiskutim ka qenë një lajm i rremë por njëkohësisht dhe mjafti sikletshëm për vetë Ermalin.
Ai ka treguar se mes kolegëve gjithmonë ka xhelozi profesionale pasi kjo ndikon pozitivisht në produktin që nxjerr. Këngëtari shprehet se ka marrëdhënie të mira më të gjithë estradën dhe mendon se nuk ka arsye për të mos shkuar mirë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Ermali dhe Ariana kanë qenë me pushime në Dubai dhe nga ajo që tregon këngëtari ka qenë momente shumë të këndshme që i kanë shijuar mes tyre dhe shoqërisë së përbashkët.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_DI425XrxjE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/