Që takimi i parë të shkojë mirë duhet të vishni diçka në ngjyrë të zezë.
Mund të habiteni, por në fakt ngjyra e zezë nuk del asnjëherë nga moda dhe është përfekte për t’u dukur sa më mirë.
Madje ngjyra e zezë ka mundur edhe të kuqen që konsiderohej si një ngjyrë shumë e mirë për t’u veshur në një takim të parë.
Ky rezultat ka dalë nga një studim i Universitetit Lincoln në Britaninë e Madhe ku një grup psikologës kanë analizuar çiftet në një format televiziv të quajtur “Takimi i parë” ku zbuluan se shumica e çifteve kanë preferuar ngjyrën e zezë tek partneri dhe po ashtu kanë zgjedhur po të zezën për t’u veshur vetë.
Pas të zezës është renditur ngjyra blu e errët.
Të dyja këto ngjyra, mund të rrisin tërheqjen kundrejt personit përballë, pasi hyjnë tek ngjyrat serioze dhe kanë një rëndësi thelbësore në përshtypjen që dikush lë në takimin e parë.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/VDb0wxbfG6k