Këngëtarja Madonna përkujtoi albumin e saj në një formë të veçantë. Për “Madame X”, i cili u lançua në vitin 2019, Madona ka realizuar një tatuazh të veçantë në dorë.
“Ky biznes revolucionar është një biznes i përgjakshëm!”, shkruajti artistja 62-vjeçare bashkangjitur videos.
Procese të tilla shoqërohen me pak dhimbje dhe këtë na e vërtëtoi dhe këngëtarja e njohur me pasthirrmat e saj.
“Edhe nëse ankohem mos e ndaloni procesin, jam mësuar që njerëzit të më lëndojnë dhe gjithashtu jam mësuar të kem dhimbje.”
Duke treguar bojën e kuqe në përfundim të mbishkrimit ajo tha, “Fuqi për njerëzit”.
Madonna bëri tatuazhin e saj të parë në dhjetor 2020, duke shtuar shkronjat “LRDMSE” në kyçin e saj të majtë dhe të gjitha ishin dedikim për fëmijët e saj.
Linku: https://pagesix.com/2021/05/04/madonna-gets-x-wrist-tattoo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/madonna/