ShowBiz

E ndau nga Andi, Melisa tregon se çfarë i ka punuar Olsa në emision

Melisa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Roped With Olsi’. Ajo ka vendosur të zbulojë gjithë historinë dhe pengesat që ka pasur në raportin e saj me Andin.

Melisa ka pranuar se njohja e tyre ka filluar që në emision dhe takimet u bënin fshehurazi pasi produksioni nuk i lejonte.

‘Olsa më mohoi dashurinë’ – u shpreh gjatë intervistës ish konkurrentja.

Ajo nuk nguroi të jepte një deklaratë të detajuar mbi raportin e saj e Olsën.

‘Jam ndarë shumë mirë me Olsën, por ndodhën disa gjëra nga fundi, sa thashë le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime’, u shpreh Melisa.

Kujtojmë se prej ditësh Andi dhe Melisa janë deklaruar si çifti më i ri i shobizit tonë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=OsOa9ege9i4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/melisalleshi111/