ShowBiz

Konkurenti i “Përputhen” bën këngë për Jasminën, por çfarë mendon Andi

Alessandro Mehmeti një prej djemve të “Përputhen”, ka vendosur ti dedikojë një këngë Jasminës.

Duke qenë se Jasmina ka shprehur simpati për Andin dhe të dy bashkë vendosën të largohen nga emisioni duke dashur të testojnë veten dhe lidhjen jashtë kamerave, kjo këngë do të ngjallte shumë diskutime.

Për këtë arsye Jasmina pasi ka publikuar një pjesë këngë, ka vendosur të japë një sqarim duke i paraprirë çdo thashethemi.

“Të jap një sqarim para se të hidhni hipoteza. Diçka që askush se bën kur ngrihen akuza. Alessandro Mehmeti është  mik shumë i mirë i imi kështu që të mos ketë njerëz konfuz. Nuk është diss për askënd, është dhuratë për mua. Quhet vlerësim jo shprehje dashurie. Nuk jemi këtru për lajme ne, doja ta ndaja me ju sepse vërtet është diçka e bukur e kur bëhet për mua, normal do ketë vëmendjen time. Ju dua, kalofshi një ditë sa më të bukur”, shkruan Jasmina duke sqaruar kështu se me djalin e lidh veç një miqësi.

Link: https://www.instagram.com/jasminkadriu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNP3RxZhAd7h_Dy2fJXk409QqIL0oo9GZTm91U0/