ShowBiz

Pas videos ku shoqërohej nga forcat e rendit, reagon për herë të parë Princi

Një video e Princit me pranga në duar duke u shoqëruar nga forcat e rendit bëri xhiron e rrjetit, por përveç videos nuk u sqarua asnjë gjë tjetër, deri pasditen e sotme.

Princi ka folur për herë të parë për këtë incident duke zbuluar se ajo video është bërë tre vite më parë dhe se ai nuk dëshiron të flasë më tepër dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur.

Princi sqaron se ai ka qenë thjesht një shoqërim dhe siç ka hyrë ashtu edhe ka dalë, ndërsa zbulon se nuk ka precendentë penal.

Vetë ai ka treguar se nuk e kupton si ka dalë kjo video pas kaq kohësh, por gjithsesi është duke e sqaruar këtë situatë me institucionet përkatëse.

Link: https://ingramer.com/downloader/instagram/video/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNqCdEaBNzqxmT5RbPqZE14TTiRMt3qjWYmJSA0/