ShowBiz

Arsimi harron Anën, shkëmben mesazhe dashurie me Antonelën

Arsimi një prej ish kandidatëve të “Përputhen” pati një histori të shkurtër dashurie me Anën.

Ata i dhanë fund vetëm pas disa muajsh bashkë dhe më pas nuk i ndalën kunjat kundrejt njëri tjetrit.

Por duket se tashmë historia e tyre është harruar dhe Arsimin e shohim teksa flirton me Antonelën.

Kjo e fundit ka postuar në instagram një foto të tij, krahas së cilës shkruan: “Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce Gabbana”, ndërsa Arsimi i është përgjigjur: “Ti je mariuana ime”.

Një ditë më parë ata të dy kishin postuar një video ku Arsimi afrohej dhe e puthte në faqe Antonelën, ndërsa dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin.

Nuk e dimë se çfarë po ndodh mes tyre, por kujtojmë se Antonela pati një pëlqim për Atdheun dhe madje dukej sikur po nisnin një histori dashurie me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/antonelathereal/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN-YmWerTvzQqs-_080W5ctt2StQzriamlt1Vw0/

https://www.instagram.com/p/CN8XxhupLNyKiKQKE8MaZ6YXLRAR5Vs6GA0bNQ0/