Lifestyle

Dashuria, puna, shëndeti, ja çfarë parashikojnë yjet për sot

Dashi

Në dashuri duhet të përpiqeni të hiqni paragjykimet, ndërsa sa i takon punës jeni në një fazë rekuperimi. Periudha negative që ju ka shoqëruar gjatë 2020 tashmë ka përfunduar.

Demi

Dielli në shenjë do të bëjë që çiftet të jenë mjaft kreativ. Urani do t’ju mbështesë në zgjedhjet e vështira. Sa i takon punës është pak e vështirë ta kuptoni çfarë po ju ndodh, nëse nuk e ndjeni të nevojshme të ndryshoni, mos e bëni.

Binjakët

Në dashuri për çiftet që kanë vite bashkë do të shfaqen projekte të rëndësishme. Po kaloni përmes një vale pozitiviteti që mund t’ju çojë larg. Sa i takon punës jeni duke u impenjuar në maksimum, duhet të tregoni kujdes me ndonjë të papritur që mund t’ju dalë rrugës.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres do të arrijnë të zgjidhin një problem që ju ka shqetësuar kohët e fundit. Projektet afatgjata sa i takon punës do të jenë të favorizuara. Ditët në vijim do të vijnë disa konfirmime që i prisnit prej kohësh.

Luani

Sot hëna është në një pozicion të favorshëm dhe nga e diela Venusi nuk do të jetë në pozicion kontradiktor. Në fushën e ndjenjave gjërat do të përmirësohen ndjeshëm. Ndërsa për të gjithë ata që duan një lidhje të re, kjo është një periudhë e mirë për të hyrë sërish në lojë.

Virgjëresha

Gjërat për ju do të përmirësohen gjatë orëve të pasdites, ndërsa në mëngjes do të bënit mirë t’ju qëndroni larg polemikave. Në punë duhet të rikonsideroni pozicionin dhe rolin tuaj pavarësisht kontratës që keni.

Peshorja

Duke nisur nga pasditja e sotme do të keni hënën kundër, por duhet të tregoni të duruar, pasi nervoziteti nuk do t’ju shërbejë për gjë. Sa i takon punës duhet të mbani nën kontroll shqetësimet dhe stresin.

Akrepi

Do të ndieni pak të hidhur sot. Do të ishte më mirë që disa çështje të lëna pezull ti shtyni për të dielën. Në punë jeni disi konfuz dhe jeni duke pritur një konfirmim që do të vonoj pak për të ardhur.

Shigjetari

Mëngjesi sot do të jetë jo fort energjik, por që do të rekuperoni gjatë orëve të pasdites. Tregoni kujdes ndaj diskutimeve banale. Sa i takon punës sot mund të përballeni me disa probleme shqetësuese.

Bricjapi

Sot do të kaloni një ditë diskrete. Gjatë pasdites hëna do të jetë në pozicion jo të favorshëm prandaj çiftet që kanë probleme duhet të evitojnë konfliktet. Në punë do të keni disa dyshime, por që do të zgjidhen menjëherë.

Ujori

Historitë e dashurisë që kanë lindur në këtë periudhë mund të forcohen edhe më shumë. Në punë do të keni dëshirë të ndryshoni totalisht dhe keni në mendje një mal me projekte të rëndësishme.

Peshqit

Kjo ditë është e duhur për të folur, por kujdes nga fjalët e tepërta. Sa i takon punës do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje dhe kjo ju bën konfuz. Ka shumë mundësi që të përballeni me ndonjë problem, por që do ta kaloni pa vështirësi.

Link: https://www.ilcorrieredellacitta.com/news/oroscopo-paolo-fox-7-maggio-2021-ecco-le-previsioni-segno-per-segno.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/mk_ILplX4-4