Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj festojnë sot ditëlindjen
Moderatorja i ka surprizuar të gjithë duke postuar për herë të parë një foto ku ato pozojnë duke u puthur.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo gjë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon me partnerin.
Fotoja është shkëputur nga një prej udhëtimeve të tyre dhe krahas saj shohim me qindra urime nga miq e fansa të çiftit.
Kujtojmë se Arbana dhe Eduarti janë çift prej disa vitesh tashmë dhe së fundmi janë bekuar edhe me një djalë, të cilin e kanë quajtur Diell.
Link: https://www.instagram.com/p/COjEXYJgZIo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4Ofx-K6Os7-uqqwPvBEpskHyvFBQ0/