Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit në instagram një bisedë shumë të këndshme me të birin.
Vogëlushi Arbor e quan Borën mamin më të mirë dhe ndërsa moderatorja i thotë se mund të ketë të tjera më të mira se ajo, Arbori këmngul se Bora është mami më i mirë jo vetëm në shtëpinë e tyre, por në të gjithë botën.
Gjatë bisedës moderatorja dëgjohet ti thotë të birit për ta konfirmuar: “Pra ti mendon që jam mami më e mirë në botë” dhe vogëlushi dëgjohet të thotë: “Nuk e mendoj, por jam i bindur që je”.
Moderatorja ndërkaq e emocionuar i afrohet vogëlushit për ta puthur dhe shihet tejet e lumtur me deklaratën e të birit.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMEhugSjnpf/