ShowBiz

Me fotot më të “ndyra”, Xhemi i bën Arbanës urimin më special

Moderatorja Arbana Osmani feston sot 38 vjetorin e lindjes.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në instagram disa prej urimeve që i kanë ardhur nga miq e fansa të saj, por padyshim urimi më special është ai i mikeshës së saj të zemrës Xhemi Shehu.

Moderatorja ka gjetur fotot më qesharake të mikeshës së saj për ti bërë një urim shumë unik, ndërsa çdo foto e ka shoqëruar me një mbishkrim në bazë të mimikës që ka bërë Arbana.

Moderatores i ka pëlqyer shumë urimi dhe kolazhi i fotove, pavarësisht se sipas saj Xhemi ka përdorur gjithë fotot më të ndyra të saj, si dhe gjithçka që ajo I ka dërguar në ëhat’s up.

Në fund ajo ka shpërndarë një video ku i kërkon Arbanës një vezë dhe ndërsa hap frigoriferin e saj e shikon të mbushur plot me vezë.

“Xhemi Shehu ti je e rrallë, të dua”, i shkruan ajo krahas videos, ndërsa padyshim ky është urimi më special që ka marrë gjatë ditës së sotme.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4ce3xkgbTp/