ShowBiz

Me një foto të vetme, Olta sapo na tregoi si është në të vërtetë Amar

Olta Gixhari dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali në gusht të vitit të shkuar.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Amar dhe shpesh herë aktorja ndan me ndjekësit disa foto e video me vogëlushin të cilit ende nuk ja ka zbuluar portretin.

Ndërkohë së fundmi ajo ka zbuluar me anë të një fotoje në formë meme se i biri është shumë i lëvizur dhe mesa duket duhet të jesh gjatë gjithë kohës i vëmendshëm në të kundërt mund të përfundojnë si ky vogëlush në foto.

Në foton e postuar nga Olta fëmija në foto është duke u varur tek raftet dhe krahas fotos aktorja shkruan me humor: “Kështu është edhe Amari tip i qetë”

Kujtojmë se Olta prej më shumë se një viti tashmë është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin e saj dhe të birin.

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CId3LcAnPgB/