ShowBiz

Në ditën e lindjes, Sokol Balla prezanton të bijën dhe kuptimin e emrit të saj

Gazetari Sokol Balla u bë baba për herë të tretë pak muaj më parë.

Ai dhe partnerja e tij sollën në jetë një vajzë dhe dje me rastin e ditëlindjes së tij, gazetari e ka prezantuar për herë të parë të bijën, bashkë me kuptimin e emrit të saj unik.

Ai e ka quajtur vogëlushen Brooklyn Sayuri dhe sipas Ballës emri i dytë i vogëlushes në japonisht do të thotë lule e vogël në kujtim të babait të tij të ndjerë.

“Emrin e dytë e ka Sayuri, Lule e Vogël në japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje për herë të parë në 48 vjet babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn Sayuri më ledhatonte në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe ëngjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan ai krahas fotos me të bijën.

Krahas fotos shumë miq dhe fansa të tij e kanë uruar si për ditëlindjen e tij, ashtu edhe për vogëlushen të cilët për herë të parë e prezantoi përpara publikut.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/sokolballa.al