Anxhela Peristeri këtë vit do të na përfaqësojë në Eurovsion me këngën Karma.
Një pjesë e madhe e tekstit do të jetë në shqip me pak nderthurje në anglisht.
Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Rrugëtimi i saj drejt Eurovisionit sapo startoi dhe këtë na e ka treguar së fundmi Anxhela me një postim në rrjete sociale.
Këngëtarja ka udhëtuar drejtë Holandës dhe ka pozuar në aeroport me një valixhe dhe me flamurin shqiptar.
Le të fillojmë udhëtimin ka shkruar këngëtarja, komentet dhe urimet kanë qenë të pafundme nga miqtë dhe të afërmit.
Linku: https://www.instagram.com/p/COppWlWDT1p/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/