ShowBiz

Një romancë e re në jetën e Teas, gazetari zbulon detaje mbi raportin e tyre

Tea është kthyer në një nga personazhet më të komentuar lart e poshtë në shtypin rozë.

Pas ndarjes nga Bearti të gjithë janë bërë kurioz për të ditur se çfarë po ndodh me jetën e saj private.

Së fundmi Tea ka qenë e ftuar në ditëlindjen e Fationit dhe ajo që mori vëmendjen ishte se ajo shkoi e shoqëruar me gazetarin Enea Protopapa.

Gjatë gjithë festës dyshja janë parë shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithë kanë filluar aludimet se Enea mund të jetë mashkulli i rradhës në jetën e saj.

Pas gjithë zhurmës ka reaguar gazetari:

‘Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qenë se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është supergocë dhe është me fat ai që e ka në krah”- u shpreh Enea.

Linku: https://www.instagram.com/stories/tea.trifoni/2570735399454848266/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tea.trifoni/