Këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij Graciela prej kohësh janë së bashku dhe kanë dhe një vajzë që quhet Estia.
Stine ka dhe një motër Alida që është e përfshirë në mediat rozë dhe me sa duket raporti mes kunatave qenka si mos më keq.
Partneria e stinës së fundmi ka reaguar ashpër në rrjete sociale për kunatën dhe me sa kuptuam sjellja e saj ia paska sjellë në majë të hundës prej vitesh.
“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka, mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë. Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë shkruan partneria e Stines.
Linku: https://www.instagram.com/stories/grazia__official/2570670350077871289/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/grazia__official/