Tendencat për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale dhe jo vetëm ka kapluar të gjithë moshat.
Fëmijët shpesh mundohen të qëndrojnë larg tendencave të tilla por rasti i një djali të vogël të talentuar shqiptar bën përjashtim.
Daniel Acone është një djalë i talentuar me origjinë shqiptare. Edhe pse është vetëm 9 vjeç ai ka hapur një kanal në ‘YouTube’.
Danieli është në hapat e parë dhe videot që ka ndarë me ndjekësit janë mjaft të këndshme sa me siguri çdonjëri që e ndjek i zbukuron përditshmërinë.
Ai ka dhe një vëlla i cili është 3 vjeç dhe me siguri do ta shikojmë në videot e tij.
Danieli është një fëmijë mjaft karizmatik dhe e folura e tij mes shqipes dhe anglishtes e bën akoma më të këndshëm në video.
Ai do ti mbajë të apdetuar ndjekësit e tij me video të ndryshme pothuajse në çdo ditë të javës dhe me siguri do të jetë një sukses i garantuar në këtë fushë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=DHtWG9EClJw
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=DHtWG9EClJw