ShowBiz

Festë në familje, Sabri Fejzullahu i bën dedikimin emocionues frymës së tij

Familja Fejzullahu ka festë. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahut sot feston ditëlindjen.

Urimet për Nera Fejzullahun kanë filluar që në orët e para të mëngjesit. Urimet që morën vëmendjen e ndjekësve janë ai i djalit të saj Ermalit dhe Arianës.

“Nanë, shpirt, dritë e syve të mi! Gëzuar ditëlindjen, të dua pafund.”- shkroi Ermali.

“Urime ditëlindjen zemra jeme!”- ishin fjalët e Arianës krahas fotos me vjehrrën e saj.

Pak momente më parë Sabriu ka ardhur me një dedikim të veçantë për partneren dhe shoqen më të mirë të jetës.

Kurrë nuk mund të dal hakut ty fryma ime.
Thuhet edhe 100, po jo se ti duhet ta gezosh jetën përjetësisht, se më ke sjell një lule e një zambak dhe ma mbushe një kopësht me lule e të bekoftë Perendia që ta dha këtë bukuri e shpirtë bilur- shkruan këngëtari bashkangjitur fotos.

Linku: https://www.instagram.com/p/COxbyLJjxrA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-iJ18Bl3Kp/