Prej kohësh po qarkullojnë në rrjet thashetheme se Antonela dhe Arsimi janë në një lidhje së bashku.
Së fundmi i ftuar tek ‘Shqipëria Live’ Arsimi ka treguar se çfarë ka në të vërtetë mes tyre.
Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor”, tha Arsimi, por ai nuk e zbuloi se çfarë roli do të ketë Antonela.
‘Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam’- u shpreh Arsimi.
Linku: https://www.instagram.com/p/COxqYHSlBro/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamarsimabduli