ShowBiz

Konkurrentët realizojnë takim treshe, Juli bën batutën epike në studio

Në emisionin e Për’Puthen teksa ditët kalojnë dalin në pah akoma më shumë çudira. Së fundmi konkurrentët kanë realizuar një takim treshe.

Ola dhe Antonela kanë dalë në takim njëkohësisht me Çimin.

Takimin e ka kërkuar Antonela që të realizohej në këtë formë dhe ai që nuk ka ditur se si të reagojë ka qenë Çimi.

Teksa komentohej në studio ky takim i çuditshëm Juli nuk i ka kursyer batuata për ta duke i përshëndetur me një këngë popullore.

Gocat e pranojnë hapur se synimi i takimit ishte për të vënë në siklet Çimin dhe me sa duket ia kanë dalë me sukses misionit të tyre.

Boksieri shprehet se gjithçka shkoi mirë në takim, por kishte frikë se mos Antonela i bënte ndonjë skandal.

Linku: https://www.instagram.com/p/CO0iI0FBMae/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aventuratejulit/