ShowBiz

Detaji që nxori zbuluar miqësinë e Adrola Dushit me Xhesika Berberin

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi janë dy nga modelet më të njohura dhe njëkohësisht mjaft të sukseshme.

Përpos që kanë ndarë të njejtën profesion dhe dashuri për pasarelat ata kanë pasur një miqësi shumë të ngushtë prej vitesh.

Fotot dhe dedikimet për njëra-tjetrën u bë kohë që mungojnë në rrjete sociale madje së fundmi duket se modelet kanë vendosur që mos të jenë mikesha as në Instagram.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se çfarë ka ndodhur me vajzat që raporti i tyre u zbeh.

Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit një status ku të gjithë mendojnë se i drejtohet Xhesit si një thumb i vogël.

‘Nuk mund t’i ndryshosh njerëzit rreth teje, por mund të ndryshosh njerëzit që të rrethojnë,’.

Mbetet për tu parë se çfarë nuk kanë arritur vajzat ti ndryshojnë njëra-tjetrës, pas kaq shumë vitesh miqësi.

 

Linku: https://www.instagram.com/adroladushi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhesikaberberi/