ShowBiz

Mbyllet Për’Puthen, Olsa Muhameti sqaron situatën për të gjithë ndjekësit

Për’Puthen është një nga emisionet më të komentuara si në aspektin pozitiv dhe në atë negative.

Autorja Olsa ka qenë një nga më të sulmuarat gjatë gjithë sezonit ku një pjesë e madhe e kanë akuzuar për skenare dhe shumë pazare të tjera në bashkëpunim me konkurrentët.

Me një postim në rrjete sociale ajo ka treguar se programit po i vjen fundi dhe deri në fund të qershorit gjithçka përfundon.

Ajo madje ka treguar se një pjesë e madhe që ndodhen brenda emisionit do të finalizojnë gjithçka.

Autorja nuk ka zbuluar nëse do të kemi një sezon të tretë të emisionit apo emisioni do të mbyllet përfundimisht me kaq.

Linku: https://www.instagram.com/stories/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsamuhameti/