ShowBiz

Shtëpia e Taynës mbulohet me dhurata, ja kush fshihet pas surprizës së këndshme

Tayna është një nga zërat më të dashur të muzikës. Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan të rejat më të fundit me ndjekësit.

Shtëpia e reperes është mbuluar nga dhuratat dhe surprizat. Këngëtarja ka vendosur që këtë pasdite t’ia dedikojë adhurueseve të saj që janë kthyer në inspirimin më të madh në karrierën e këngëtares.

“Çikat e mia ma të mirat në botë kanë ardh me më vizitu sot. Fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Tayna bashkangjitur dhuratave.

Këngëtarja që në fillesat e saj ka pasur një lidhje të ngushtë me fansat dhe pse tani ka arritur majat nuk e harron se kush i ka dhënë mbështetjen e parë.

Tayna pak kohë më parë vendosi që të largohej nga rutina e saj e përditshme dhe i dhuroi vetes disa ditë pushime në Maldives ku nuk munguan dhe fotot joshëse.

Linku: https://www.instagram.com/stories/tayna/2575553708221809089/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tayna/